Ballina Opinion Gjekmarkaj: Po Berishën kush e telefonoi kur e goditën me grusht?

Gjekmarkaj: Po Berishën kush e telefonoi kur e goditën me grusht?

52
0

Nga Agron Gjekmarkaj

Sot e gjithë Bota u zgjua në ankth. Ish Presidenti amerikan Donald Tramp dhe njëkohësisht favorit kryesor per zgjedhjet e nëntorit në SHBA u qellua me snajper nga një atentator 20 vjeçar. Një ngjarje e tillë në vendin simbol të demokracisë ka shumë lexime e lë shumë lëndime.

Një djalë i ri me karakteristikë themelore urrejtjen u bë vetë viktima e saj por njëkohësisht , rrezikoi jetën e ish Presidentit, dhe provokoi ekuilibrat në fushatën elektorale amerikane duke hapur debate e shtuar pikëpyetje!
Por bashkëkohësia politike duhet të mësojë diçka nga e gjitha kjo.

Donald Tramp po demonizohet nga media , nga gjykatat , nga artiste e intelektualë pranë se majtës e fondacionit Soros në Amerike.

Në përgjithësi në shumë vende vitet e fundit edhe në Europë vihet re një braktisje e “kalorësisë” politike e cila ka për qellim kalkulimin politik dhe pushtetin.

Betejat politike po marrin tone shumë të ashpra radikalizimi. Atentati është deshmi e tij. Telefonata solidarizuese e Presidentit Biden , lutja e tij per sherim të shpejtë demostrim i madheshtisë së Amerikes! Po kaq denimi me forcë nga ish Presidenti Obama e Zv Presidentja Kamala Harris. Me sa shihet propaganda e urrejtjes gjen tokë pjellore dhe ja del në shperlarjen e trurit duke prodhuar vrases e destabilitet, duke provokuar sistemin demokratik.

Muaj më parë në një manifestim paqësor të PD një qytetar goditi me grusht Sali Berishën, ish President e ish Kryeminister e Kryetar i Opozites. Disa moren anën e agresorit dhe jo të viktimës. Nuk e di në e telefonoi njeri Sali Berishen?!

Qytetarëve të tillë më pas u gjinden sëmundje mendore, quhen të çmendur dhe janë të tillë , edhe kur nuk janë, por duhet shkuar në origjinë !

Pyetja është nga ata ushqehen shpirtërisht e mendërisht dhe pse mendojnë se po kryejnë “një të mirë” publike, pse po vetëofrohen si “heronj”?!Si ju lind guximi?

Lehtesia me të cilën politika , media apo segmente të drejtësisë bëhen palë sulmojnë kundërshtaret , si “armiq”si e “keqe absolute” po krijon monstra duke vënë në rrezik jo thjesht rëndin publik po shumë më teper se aq.

Kriminelet që kanë per idhuj politikanë me gjuhe të ndezur , gjyqtare, artiste që perkufizojnë si djall atë qe se duan, që duan ta shkaterrojnë njerzisht që të perfitojnë politikisht apo i pengon në planet e veta besojnë se po plotesojnë deshirat e tyre dhe marrin lavdi historike!!

Akti i rëndë e tragjik që ndodhi në Amerikë me gjasë do shenjojë menyrën e sjelljes kudo , do ti nxisë në reflektim. Sot lidershipi i Botes reagoi në unison.

Kjo duhet të ndodhe edhe tek ne ku një themelues i Opozites Azem Hajdari u vra para selise së PD në vitin 1997 , ku një tjeter goditet egersisht e ku gjuha demonizuese mbreteron sovrane!

Kriminelet në Shqiperi janë aktiv per hesap të tyre shto edhe të indoktrinuarit çfarë mishele të rrezikshme krijojnë. Rastet i kemi reflektimin jo. Fati u tregua zemergjegje me Donal Tramp pse jo edhe me Ameriken e qyteterimin perendimor por nuk duhet të jemi në meshiren e fatit por te mekanizmit të arsyes që nuk e demonizon kundershtarin duke e shnderruar atë në tabele qitjeje!!