Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj tha se tenderët njëburimorë, që janë bërë praktikë e zakonshme e Qeverisë, janë “vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës”.
Haradinaj shkroi në Facebook se kjo është e vetmja gjë historike që mund ta përmend kryeministri Albin Kurti.
“Tenderët njëburimorë janë vrima më e madhe e shkaktuar në buxhetin e Kosovës dhe vetëm atë mund ta quajë historike Albin Kurti, dhe jo për të mirë”, shkroi Haradinaj.
Haradinaj shkruan se “implementimi i Marrëveshjes për Energji e vitit 2013 nuk është vrimë e mbyllur nga Kurti”.
“Gjithçka që ndërton Kurti është në themelet e tjetërkujt”, shkroi ai.