Ballina Kronika Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse, zbardhen detajet e para

Një tjetër shpërthim me lëndë plasëse, zbardhen detajet e para

70
0

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në fshatin Fushë-Çidhën të Dibrës. Ngjarja, sipas policisë u regjistrua mbrëmjen e 13 korrikut në shtëpinë e shtetasit me inicialet I.P. Paraprakisht dyshohet se është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Nga ana tjetër në rrugën dytësore të fshatit Kastriot, një 29-vjeçar, duke drejtuar automjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar një këmbësor i cili për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.

Njoftimi:

Dibër/Informacion paraprak

Në orët e vona të mbrëmjes datë 13.07.2024, në oborrin e banesës së shtetasit I.P., në fshatin Fushë-Çidhën është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

— Në rrugën dytësore të fshatit Kastriot, shtetasi D.N., 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin shtetasin D.Gj. ku për pasojë ka humbur jetën në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkoh grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.