Ballina Editorial Për çfarë (s) merren vesh Rama me Berishën

Për çfarë (s) merren vesh Rama me Berishën

16
0

Nga Edvin Kulluri

Saga e zgjedhjeve te parakohshme e të detyruara për bashkinë Himarë, tashmë është pasuruar më emra të rinj kandidatësh dhe një intrigë të re të Ramës. Pas rënies së Fredi Belerit dhe Gjergji Goros si ‘martirë” të pamerituar të sistemit të drejtësisë dhe sitemit politik, versionet e reja të kandidatëve kanë emra të tjerë por parapavijë pak a shumë të pavlerë për të drejtuar punët e Bashkisë Himarë. Ashtu sic nuk vlejti gara e 14 majit, aq më pak do vlejë ajo e pas disa javëve. Në kuptimin që qytetarët e Himarës do jenë me shumë gjasa “martirët” e vërtetë të imoralitetit politik të Tiranës e përtej Qafë -Botës.

Le të nisim arsyetimin pse gara e dytë për Himarën ndryshon vërtetë në detaje por aspak në thelb me të parën. Biles situata është akoma më e zymtë se një vit më parë! Së pari, sepse Rama nga frika e humbjes për së dyti, po mundohet që të vendosë në krye të bashkisë së interesavë të mëdha financiare , një personazh që nuk është mëkatar I allishverisheve me pronat e përcudnuara të bregdetit. Por duke dashur që të paktën në pamje të parë të reflektojë në stilin e tij “I dh… por krenar”, po imponon si zgjedhje të PS një person pa precedentë negativë në zonën e bregdetit, por që e lidh me Himarën sa c’do të lidhte një kuksian më Lezhën. E në fakt nuk ka ndodhur asnjëherë që një kandidat për kryetar bashkie (përjashto Tiranën që është kryeqytet metropolitan) të mos ketë asnjë lidhje si banor apo qoftë dhe të jetë me origjinë nga komuniteti i bashkisë ku konkuron. Dhe mesa kuptohet Rama këtë e bën për dy arsye. Së pari sepse duke vendosur një minoritar (Goro nuk ishte I tillë por himariot) I shtrin dorën e paqes Mitsotakisit tinzarisht, duke përqeshur në anën tjetër shqiptarët dhe të majtën patriotike të jugut e vecanrërisht Labërisë. Së dyti, Tavo duke qënë së është njohës I mirë dhe I vjetër I korridoreve politike, nuk përbën rrezik që tu prishë qejfet grabitëse të pronave, rrethit të biznesmenëve dhe grupeve kriminale që janë prezente me investime në turizëm në atë zonë. Me pak fjale me një gur vret dy zogj, që për hir të së vërtetës janë zogj të djegur. Sa I përket interesit të banorëve dhe jo të Ramës natyrisht.

Nga ana tjetër të këtij konflikti fals dhe të pisët njëkohësisht mes PS dhe PD, qëndron sovranisti, patrioti, malësori më pushkë në krah në mbrojtje të shqiptarisë, dora vetë Sali Berisha. Aleati më I madh I vorio-epirotëve të 14 majit dhe pan-helenikëve të 2024! Me pak fjalë, të vësh duart në kokë. E nuk mjaftohet me kaq, por shkon e vendos kandidatin pa pyetur hic degën e PD Himarë, megjithëse që nga 8 shtatori I 2021 përbetohet për “PD- në e demokratëve,” primare”, “zërin e demokratëve” e gënjeshtra aq banale saqë edhe vetë rebeli më I madh I PD Alfred Lulzim Sali Lela nuk I beson.

Por këto dallavere të të dyja palëve kanë nxitur një sherr politik jashtë e brënda Shqipërisë që ka dhe nuanca vërtetësie. Gjithnjë për opinionin publik e sidomos himarjotët e shkretë që për të shpëtuar nga cakejtë, kërkojnë shpëtim nga ujqit. Ne fakt sherrnaja është vetëm nuance, sepse megjithë përplasjet e ashpra për Belerin, bizneset në Tiranë me vila, kulla etj., shkojnë vaj mes palëve medemek ndërluftuese. E sidomos aleanca Rama-Berisha për të mbajtur të mbyllur sistemin politik dhe ekonomik që kanë ndërtuar që prej vitit 2008 përmes listave të mbyllura, përjashtimit të diasporës nga e drejta për të zgjedhur e sidomos trëmbjen e SPAK-ut, që “jarebi I rëntë damllaja në kokë” nëse shkon për të sekuestruar dosje korruptive në zyrat e Kryeministrisë apo merr nën akuzë Berishën e Metën po për korrupsion. Ja pra që për Himarën nuk merren vesh hic, ndërsa për atë c’ka I bashkon, dyshimet e SPAK për korrupsion dhe mbrojtja e oligopolit politik dhe ekonomik që kanë krijuar si binom, merren vesh që c’ke me të! Ndryshe nuk shpjegohet pse dy dekada më parë PS dhe PD dolen me të njëjtin kandidat për bashkinë Himarë përballë Omonias. Sepse në atë kohë presioni I koshiencës korruptive dhe drejtësia inactive nuk I rrezikonte. E ndërkohë kishin ende ndonjë ndjenjë dashurie ndaj Shqipërisë dhe konkretisht Himarës.

Me një fjalë edhe në paqe edhe në luftë një gjë nuk ndryshon. Mbrapshtësia e qëllimeve pavarësisht nga ligjshmëria e mjeteve. Pra nuk ka rëndësi mjetet por vetëm qëllimet e këqija. Këta edhe Machiavelli-n do e cmëndin në varr, I cili shkruante në mënyrë lapidare shkruante të Princi se “mjeti justifikon qëllimin e mirë”.

E ndërkohë himarjotët po lëkunden si lavjerrës të pafajshëm mes shiut dhe breshërit që ndërojnë vendet sa nga PS në PD e anasjelltas. Por një gjë dihet pa u shpallur fituesi. Rama e Berisha mund të zbusin Mitsotakis-in apo lobin grek për të ndihmuar në heqjen e non-gratës, por që himarjotët e shqiptaria do marrin Ndoc Rrokun, është pak por e sigurtë.