FBI thotë se nuk është në gjendje të publikojë emrin e njeriut që dyshohet se qëlloi Trumpin në këtë moment.
Ata thonë se burri është “identifikuar paraprakisht”, por se duhet të bëhen teste të ADN-së dhe biometrike për të konfirmuar përfundimisht identitetin e tij. “Ne nuk jemi të përgatitur në këtë moment për të bërë të ditur identitetin e sulmuesit të mundshëm.
Jemi në proces të konfirmimit. Sapo të marrim konfirmimin, do ta publikojmë zyrtarisht emrin në shtyp”, tha agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek.
“Është një çështje për të bërë konfirmime biometrike. Për personin nuk kishte asnjë identifikim. Ne jemi duke parë fotografitë tani. Ne po përpiqemi të analizojme ADN-në e tij dhe të marrim konfirmimin biometrik”.
FBI gjithashtu nuk mundi të konstatonte menjëherë se çfarë lloj arme zjarri është përdorur dhe sa të shtëna janë shkrepur.