Ballina Kronika Arrestohet ish-oficeri i policisë në Lezhë! AMP e kishte shpallur në kërkim...

Arrestohet ish-oficeri i policisë në Lezhë! AMP e kishte shpallur në kërkim dy vite më parë

18
0

AMP ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-oficerin e policisë së Lezhës.

AMP ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-oficerin e policisë së Lezhës.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar masën e arrestit për 29-vjeçarin me iniciale K. N., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Dy vite më parë ish-oficeri u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej.