Gjashtë persona kanë përfunduar në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale.
Mes tyre ka përfunduar në pranga edhe një 23-vjeçar, i cili ka dhunuar nënën e tij dhe ka dëmtuar orenditë e banesës së tyre.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. O., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestuan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lënde të dyshuara narkotike kokainë dhe kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. 23-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij si dhe ka dëmtuar orenditë e banesës së tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– T. Y., 36 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, cakuar nga Gjykata;
– G. Q., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. 23-vjeçari në bashkëpunim me një shtetas ende të paidentifikuar, në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, dyshohet se i kanë vjedhur një automjeti, disqet e gomave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin P. T., 55 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”. Ky shtetas duhet se ka vjedhur shuma parash, në një kompani ku është i punësuar si shofer.
Specialistët e Komisaritit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin L. Z., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Audi”, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.Materialet i kaluan Prokurorisë.