Ballina Kosovë Osmani fton mërgimtarët të vijnë në atdheun e tyre: Ju i jepni...

Osmani fton mërgimtarët të vijnë në atdheun e tyre: Ju i jepni shpirt Kosovës

22
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që të vijnë në Kosovë në atdheun e tyre.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Osmani ka thënë se ata që jetojnë në diasporë janë zemra dhe shpirti i Kosovës.

Po ashtu presidentja Osmani u ka bërë thirrje të vijnë sa më shumë në atdheun e tyre.

“Këto ditë, Kosova frymon me ju mërgatë e dashur. Dyert, zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura, sepse ju i jepni shpirt Kosovës”, ka thënë Osmani. KosovaPress