Ballina Sport Pas përfundimit të EURO-s, Barcelona përgatitet të avancojë bisedimet për transferimin e...

Pas përfundimit të EURO-s, Barcelona përgatitet të avancojë bisedimet për transferimin e Williams këtë javë

12
0

Pas përfundimit të Kampionatit Evropian, Barcelona duket se është gati për të intensifikuar përpjekjet për transferimin e sulmuesit anësor të Athletic Bilbaos, Nico Williams.

Williams ishte një nga lojtarët më të dalluar të Spanjës dhe nga meritorët në triumfin e “La Rojas” si fitues të EURO 2024.

E Barcelona tashmë ia ka vënë syrin 22-vjeçarit, dhe dëshiron dyshen anësore që ishin startues te Spanja në këtë Europian, Nico-Yamal, ta ketë edhe në radhët e tyre në një klub, shkruan Sinjali Sporti.

Siç raporton gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano, Barcelona është e përgatitur të avancojë në bisedimet me kampin e Nico Williams duke filluar nga kjo javë.

Sipas tij, struktura e pagesës është faktor kyç për të ecur përpara drejt këtij transferimi.

Hansi Flick tashmë ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Nicos, si një objektiv kryesor për këtë verë.

Siç shton Romano, koha do të jetë kyçe për këtë transferim, pasi klubet e Premier League janë gjithashtu të interesuara.