Ballina Rajoni Plagoset rëndë shqiptari në Greqi, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas...

Plagoset rëndë shqiptari në Greqi, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me pemën e ullirit

19
0

Një 42-vjeçar shqiptar është shtuar në spital në gjendje të rëndë pas një aksidenti të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohor.

Sipas medieve greke, mjeti bujqësor që drejtohej nga 42-vjeçari, u përmbys dhe përfundoi duke u përplasur me një pemë ulliri.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila ka bërë transportimin e shqiptarit.

Shkaku i aksidentit është ende nën hetim.