Ballina Europë U emërua përfaqësuese e Lartë në KIE, kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen

U emërua përfaqësuese e Lartë në KIE, kryeministrja e Estonisë jep dorëheqjen

17
0

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i saj. Këtë dorëheqje, Kallas e ka dhënë tek presidenti Alar Karis.

Sipas asaj që raportohet, Kallas do të japë dorëheqjen edhe nga posti i kryetares të Partisë Reformiste. Gjithsesi, Kallas do të vijojë të përmbushë detyrat e saj, deri në marrjen e detyrës nga koalicioni i ri.

Kallas dha dorëheqjen pasi është nominuar Përfaqësuese e Lartë e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë. Qeveria e re estoneze do të marrë detyrën në fund të korrikut ose në fillim të gushtit.