Kinezët tërheqin nga tregu bluzat me fotografinë e Trumpit pas tentativës për vrasje që i është bërë
Platformat kineze të blerjeve online kanë tërhequr nga tregu bluzat me një imazh të Donald Trump që mban lartë grushtin, disa momente pasi u qëllua mbi të.
Bluzat që dolën në shitje brenda pak orëve pas të shtënave, ishin të qasshme në ueb-faqet si Taobao dhe JD.com.
Është e paqartë pse bluzat u hoqën nga tregu, por interneti në Kinë është shumë i kontrolluar, me përmbajtje të konsideruar “të ndjeshme”.