Ballina Rajoni Serbët organizojnë “tubim të madh” në SHBA në përkrahje të Trumpit

Serbët organizojnë “tubim të madh” në SHBA në përkrahje të Trumpit

0
18

Të mërkurën, më 17 korrik serbët nga Milwaukee, SHBA dhe rrethina do të organizojnë një tubim mbështetës, “Serbët për Trump-in 2024” gjatë konventës katër ditore të Partisë Republikane, ku Donald Trump do të prezantohet zyrtarisht si kandidati i tyre për zgjedhjet presidenciale, shkruan portali “Serbian Times”.

Në këtë takim, i cili zyrtarisht u regjistrua si një ngjarje përcjellëse e konventës, ka paralajmëruar se do të flasë edhe Richard Grenell, i cili llogaritet si një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Trump-it. Në disa qarqe ka spekulime se nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve në nëntor, Grenell mund të marrë një pozicion të lartë në administratën shtetërore, madje edhe postin e sekretarit të shtetit apo këshilltarit të sigurisë kombëtare.

Krahas tij, komunitetit serb në SHBA do t’i drejtohen edhe lobistët tjerë të regjimit serb, siç janë senatori Ron Johnson nga Wisconsin, kongresmenja Claudia Tenney, si dhe Rod Bllagojeviq, ish-guvernator i Illinoisit.

Të përkujtojmë, Bllagojeviqi është një politikan amerikan me origjinë serbe, i cili u dënua me 14 vjet burg për korrupsion në vitin 2012, por se Trump-i e amnistoi atë katër vjet më parë.

Kjo është hera e dytë që serbët në SHBA organizohen në këtë nivel për të mbështetur Trump-in, pasi kishin kanë bërë fushatë të ngjashme edhe në vitin 2020, kur ai i humbi zgjedhjet prej Biden-it.