Ballina Europë Spanjë, përmbyset autobusi me 60 pasagjerë

Spanjë, përmbyset autobusi me 60 pasagjerë

19
0

Një autobus që transportonte punëtorë të kompanisë Inditex është përmbysur në hyrje të një tunel në qytetit bregdetar të Pineda de Mar afër Barcelonës.

Numri i të lënduarve ka shkuar në të paktën 35, por tre persona janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autobusi po çonte punëtorët nga Barcelona në Tordera. Pasagjerët ishin stafi i Inditex, kompania shumëkombëshe spanjolle e veshjeve që qëndron pas markës së njohur Zara.

Hetuesit po hetojnë nëse gomat e autobusit janë shpuar gjë e cila mund të ketë çuan në humbjen e kotrollit të mjetit.

Autoritetet paralajmëruan drejtuesit e mjeteve që të shmangin zonën pasi shërbimet e urgjencës po punojnë  për largimin e autobusit që pritet të zgjasë disa orë.