Ballina Bota Tajlandë, gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një hotel në Bangkok

Tajlandë, gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një hotel në Bangkok

22
0

Të paktën gjashtë persona janë gjetur të vdekur në një hotel në Bangkok.

Trupat e gjashtë personave – të gjithë shtetas vietnamezë – u zbuluan në kryeqytetin e Tajlandës të martën.

Një raport fillestar se kishte pasur të shtëna u hodh poshtë nga një zyrtar i policisë lokale.

“Nuk ka asnjë shenjë të të shtënave,” tha zyrtari.

Kryeministri i Tajlandës ka urdhëruar një hetim mbi incidentin, shkruan Skynews.