Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Obiliq të Kosovës ditën e sotme. Mësohet se një vajzë e mitur ka mbetur shtatzënë si pasojë e përdhunimit.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet me dije se vajza është paraqitur në spitalin e QKUK, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar.
Njoftimi i policisë:
Obiliq 16.07.2024 – NN. Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatëzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje.