Ballina Kronika E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me...

E rëndë në Shkodër, 27-vjeçarja tenton të hidhet në lumin Buna me 4 fëmijët

20
0

Një tragjedi është parandaluar nga policia në Shkodër, që ka ndaluar një 27-vjeçare e cila ka tentuar të hidhet bashkë me katër fëmijët e saj të mitur në lumin Buna.

Policia është njoftuar nga disa persona dhe menjëherë ka ndërhyrë patrulla duke e shmangur tragjedinë.

Njoftimi i Policisë:

Ndërhyrja e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

Tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur, falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë, pengohet 27-vjeçarja.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç.

27-vjeçarja dhe fëmijët e saj u shoqëruan në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.