Ambasada franceze në Brazil, së bashku me misionet diplomatike të Italisë e Gjermanisë ka arritur me sukses të infuencojë Kongresin e Brazilit për të hequr gjuhën spanjolle nga programi i shkollave të ciklit të dytë të vendit, shkruan rrjeti brusselssignal.eu
Kurrikulat e reja të aprovuar nga parlamenti vendit disa ditë më parë presin tashmë firmën e presidentit Luiz Inácio Lula da Silva.
Spanjishtja si gjuhë e dytë zyrtare në Brazil mund të ketë pasoja serioze, para lajmëronte Hélène Ducret, atasheja e arsimit në ambasadën franceze në Brazil.
“Spanjishtja zgjidhet si gjuhë e dytë nga 95 e brazilianëve në shkolla dhe kjo dëmton gjuhët e tjera prandaj ne mbrojmë multilingualizmin”, shtoi ajo duke iu referuar studimit të gjuhës angleze ose frënge.
Ambasada gjermane theksonte gjithashtu se “Gjermania e Brazili janë partnerë të ngushtë” dhe kanë nënshkruar marrëveshje për promovimin e gjuhës gjermane si gjuhë e huaj në shkollat e vendit.
“Mësimi i gjermanishtes në shkollat në Brazil duhet të jetë gjithmonë një opsion për nxënësit e shkollave, siç është dhe gjuha angleze”, tha ambasada gjermane.
Si rezultat i lobimit evropian, tashmë mbetet vetëm anglishtja si gjuhë e dytë zyrtare edhe në Brazil, dhe kjo i lejon studentëve ta zgjedhin më thjesht për ta studiuar, shkruan BrusselsSignal .