Ballina Politika Gjergji Nika i përgjigjet me fakte kryeministrit: Para se t’u kërkosh bizneseve...

Gjergji Nika i përgjigjet me fakte kryeministrit: Para se t’u kërkosh bizneseve ulje të çmimeve, shiko 10 taksat e bashkisë Vlorë sa janë rritur

66
0

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë dega Vlorë, Gjergji Nika, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit që u bënte thirrje bizneseve mos të rrisin çmimet. Në një postim në facebook, Nika shprehet se Rama është ai që duhet të zbres me këmbë në tokë, pasi që prej shtatorit 2013 janë rritur shumica e taksave të bashkisë.

Ai gjithashtu thotë se si këshilltarë të opozitës, paraqitën argumentet e bazuara në logjikë ekonomike e qytetare, si dhe votuam kundër rritjes së taksave nga ana e bashkisë dhe e paralajmëruam këtë situatë.

Postimi i plotë i Gjergji Nika:

Zoti Rama jeni ju që duhet te zbrisni me këmbë në tokë , jo biznesi i Vlorës!

Që prej Shtatorit 2023 dhe deri në muajin Maj 2024 janë rritur taksat si më poshtë:

Uji i pijshëm – 42% ( me TVSH);
Uji i ndotur – 42% ( me TVSH);
Taksat Bashkiake – 34% ;
SPL- sipërfaqet e jashtme – 50%;
Taksat e plazheve private – 40%;
Presioni për përpunimin e ujërave të ndotura – 20.000 ose 80.000 euro për çdo strukturë Hoteliere.
TVSH e hotelerisë 6% vetëm për strukturat e certifikuara nga ministria, të cilat janë 50% të certifikuara. Pjesa tjetër e paguan 20% TVSH.
Produktet ushqimore të importuara paguajnë diku tek 35% taksa doganore dhe TVSH;
Kursi kembimit ka rënë me 18% dhe euro sot thyhet me 99 lekë;
Booking ju mban strukturave hoteliere për prenotim diku nga 11-23 %;

Çmimet e të gjitha produkteve, shërbimeve, pagat e sigurimet, gjithashtu kanë shkuar në stratosferë!

Zoti Kryeminister përpara se të fajësoni bizneset e Vlorës për çmime të larta, pyesni pak këshilltarët tuaj sa i paguajnë ata shtetit. Për çdo 100 lekë punë i japin Shtetit 40 lekë.
Pa përmendur këtu Taksë Forcat e insitucioneve të ndryshme që fillojnë në 1 – Korrik e mbarojnë në 20 -Gusht vetëm me presione te ndryshme!

Si këshilltarë të opozitës, paraqitëm argumentet tona të bazuara në logjikë ekonomike e qytetare, votuam kundër rritjes së taksave nga ana e bashkisë dhe e paralajmëruam këtë situatë.

Pyesni!

Pyesni përpara se t’u kërkoni kryebashkiakëve të këshillojnë bizneset dhe të shpreheni se:
“Vlonjatët bien në gropën e gjoksit të tyre. Nuk thonë kot më mirë sytë se sa nami, vlonjatëve u ka dalë nami, u kanë dalë dhe trutë nga vendi dhe nuk dinë më se çfarë po bëjnë. Ndoshta kështu zbresin pak me këmbë në tokë, ose të paktën në kat të dytë.”

Është fyese dhe aspak realiste!