Ballina Bota Ishte destinuar për në Evropë, sekuestrohet sasia rekord e kokainës në Amerikën...

Ishte destinuar për në Evropë, sekuestrohet sasia rekord e kokainës në Amerikën e Jugut

29
0

Autoritetet në Paraguaj sekuestruan mbi 4 ton kokainë me një vlerë tregu prej rreth 240 milionë dollarë brenda një ngarkese sheqeri që ishte destinuar për në Belgjikë, tha të martën agjencia kundër drogës e vendit.

Operacioni për ndalimin e kokainës – i quajtur “Operation Sweetness” – është më i madhi në historinë e vendit dhe u krye në portin detar të kryeqytetit Asuncion.

Agjencia antidrogë e vendit tha se pasi “zbuloi një dërgesë të dyshimtë” u koordinua me agjencitë e tjera qeveritare për të kryer kapjen e drogës, duke shtuar se aktualisht po inspektohen më shumë kontejnerë dhe se “të gjitha procedurat hetimore janë fokusuar në strukturën kriminale që vuri në lëvizje logjistikën e duke mobilizuar ngarkesat kryesisht për kontinentin evropian.”

Një person është arrestuar, një shofer kamioni që dyshohet se e hodhi ngarkesën e drogës në portin detar sipas autoriteteve vendase shkruan CNN.

“Në ditët e sotme, droga nuk largohet nga Paraguaj, droga është konfiskuar këtu në territorin tonë, dhe tani sfida e madhe është parandalimi i hyrjes së drogës në Paraguaj, është e qartë se vendi nuk është një prodhues kokaine,” tha presidenti i Paraguajit Santiago Peña për mediat lokale pas kapjes së drogës.

“Unë mendoj se ky është një sinjal i dërguar grupeve të krimit të organizuar për të ndaluar përdorimin e Paraguait, sepse ata do të takohen me autoritetet që janë të vendosura,” tha ai.