Ballina Bota Japonia do t’i japë Ukrainës 3.3 miliardë dollarë hua, do të merren...

Japonia do t’i japë Ukrainës 3.3 miliardë dollarë hua, do të merren nga interesi për fondet e ngrira të Rusisë

19
0

Qeveria e Japonisë po finalizon marrëveshjen për t’i dhënë 3.3 miliardë dollarë hua Ukrainës duke përdorur interesin nga asetet e ngrira ruse.

Shuma korrespondon me 6% të paketës prej 50 miliardë dollarësh të premtuar së fundmi nga G7.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian do t’i japin Kievit nga 20 miliardë dollarë secila, kurse Japonia, Britania e Madhe dhe Kanadaja do t’i japin së bashku 10 miliardë dollarë në total.

Vendimi do të miratohet në një takim të G7 në margjinat e samitit të G20 në Brazil në fund të këtij muaji.