Ballina Lifestyle Joe Manganiello shpjegon ndarjen nga Sofia Vergara, mohon pretendimet e saj për...

Joe Manganiello shpjegon ndarjen nga Sofia Vergara, mohon pretendimet e saj për divorcin

36
0

Joe Manganiello ka folur për ndarjen nga ish-gruaja e tij Sofia Vergara dhe ka mohuar pretendimet që ajo i ka bërë në një intervistë të fundit.

Ish-çifti njoftoi ndarjen saktësisht një vit më parë, gjatë muajit korrik, pas shtatë vjetësh martesë.

Sofia tha në një intervistë gjatë janarit se martesa e tyre përfundoi sepse Joe donte fëmijë, por ajo jo.

Joe iu përgjigj komenteve të Sofias në një intervistë të re.

“Është folur shumë në media se unë doja më shumë fëmijë. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Ne u përpoqem të kishim një familje për një vit e gjysmë më parë. Kemi pasur një bisedë gjatë muajit të parë që u takuam. I thash: nëse ke mbaruar me fëmijët, atëherë e kuptoj. Thjesht më thuaj dhe gjithçka është në rregull. Dhe unë iu betova asaj se nuk do të largohesha kurrë nëse nuk do të funksiononte”, tha ai.

Joe konfirmon se ai donte të kishte fëmijë, por kjo “nuk ishte në mënyrë të pashmangshme arsyeja pse gjithçka përfundoi”.