Ballina Politika Bylykbashi zbardh prapaskenat e bujshme: Ja pse bashkuam votat me PS për...

Bylykbashi zbardh prapaskenat e bujshme: Ja pse bashkuam votat me PS për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë

42
0

Oerd Bylykbashi, nënkryetar i PD, ishte i ftuar në një program televiziv nga ku foli ndër të tjera për bashkimin e votave me Partinë Socialiste për të miratuar projektdeklaratën e Idrizit. “Dakordësia që u vendos mes grupeve politike ishte kjo që të votohej kjo deklaratë, shprehje e një vullneti që mbetej një anakronizëm, historia e ligjit të luftës, që ndikojnë në të drejtat… gjithashtu edhe të popullsisë çame në Greqi. Ligji i luftës nga Greqia është përdorur dhe është mbajtur në mënyrë të qëllimshme në situata të paqarta. Dokumenti ka vlerë për palën shqiptare, ndërsa palës greke i kërkohet në kuadrin e marrëdhënieve miqësore ta eliminojë këtë handikap politik. Parlamenti shqiptar bën këtë pjesë, por heqin e ligjit të luftës e ka ai grek”, u shpreh Bylykbashi.