Ballina Kronika “Dumani do i vinte gjobë edhe Dakut” – U arrestua sot në...

“Dumani do i vinte gjobë edhe Dakut” – U arrestua sot në Spanjë, çfarë tha Alda Nikolli për Leonard Luzin

29
0

Leonard Luzi, që akuzohet se organizoi një vit më parë vrasjen e Ervis Matodashajt dhe Inez Hajrullasë në qytetin e Vlorës, u arrestua sot në Spanjë.

Emri i Luzit u përmend një ditë më parë nga Alda Nikolli, në një intervistë.

Me pretendimin se Nuredinin Dumani vijon aktivitetin kriminal brenda qelisë, Nikolli tha se i penduari i drejtësisë vendos gjoba nga qelia. Sipas saj, Dumani “do t’i vendoste gjobë edhe Leonard Luzit”.

“Jo më larg se para ca ditësh i vuri gjobë Amarildo Nikollit 400 mijë euro, e ka detyruar të pranojë gjëra që si ka bërë me presion.

Do t’i vinte gjobë dhe Dakut, Leonard Luzit, por për fat të keq është kapur dje dhe nuk arriti dot t’ia vërë.

Kishte një kompjuter. Ai kështu jeton duke u vënë gjoba njerëzve sepse nuk ka lekë”, shprehet ajo.