Ballina Politika Heqja e ligjit të luftës me Greqinë, biseda të ‘këndshme’ e përqafime...

Heqja e ligjit të luftës me Greqinë, biseda të ‘këndshme’ e përqafime midis opozitës dhe mazhorancës socialiste

150
0

Projekt deklarata e propozuar nga kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë bëri bashkë këtë të enjte në Kuvend Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike, ku Çuçi dhe Idrizi nuk kanë kursyer as përqafimet me njëri-tjetrin.

Me 96 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, mazhoranca dhe opozita miratuan deklaratën. Siç shikohen edhe në fotot, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi dhe kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, shihen teksa bisedojnë me njëri-tjetrin, ndërsa nënkryetari i Kuvendin i afrohet kryeparlamentares, Lindita Nikolla.