Ballina Dossier ​HISTORI/ Drejtori i shkollës amerikane që u largua nga mbreti Zog

​HISTORI/ Drejtori i shkollës amerikane që u largua nga mbreti Zog

51
0

Drejtori i shkollës teknike amerikane, Harry Fultz, më 18 korrik të vitit 1932, largohet nga Tirana pas vendimit të mbretit Zog për shtetëzimin e arsimit.

Kjo ishte një masë e mbretit për të parandaluar përpjekjet italiane për shtrijen e ndikimit në vend, duke trajtuar njësojë të gjitha shkollat e huaja.

Fultz u nis nga porti i Durrësit për në SHBA, duke lënë postin e drejtorit të shkollës teknike që prej vitit 1922 – shkolla ishte krijuar në vitin 1921 me fonde të Kryqit të Kuq amerikan.

Pas luftës së dytë botërore, Fultz do të kthehej në Tiranë si zv/shef i misionit diplomatik amerikan, për t’u dëbuar nga qeveria komuniste si person i padëshiruar në vitin 1946.

Pas rënies së komunizmit në fillim të viteve 1990 në Tiranë u krijua Fondacioni Harry Fultz për rihapjen e shkollës së tij teknike, sot kolegj komunitar.