Ballina Kronika Ndodhej në Sazan me guidë turistike, vdes 40-vjeçari ukrainas

Ndodhej në Sazan me guidë turistike, vdes 40-vjeçari ukrainas

37
0
This April 14, 2015 photo shows a view of Sazan Island, 140 kilometers (85 miles) southwest of Albania's capital Tirana. The government plans to change the island, a former military area for decades, into an attraction, to boost tourism in the country. (AP Photo/Hektor Pustina)

Një 40-vjeçar ukrainas, që ndodhej në Sazan me guidë turistike, ka ndërruar jetë.

Policia shprehet se burri nga Ukraina ka ndërruar jetë, për shkak të arrestit kardiak.

“Sot, në Sazan, gjatë transportit për ndihmë mjekësore për në spital, dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak shtetasi ukrainas P. I., 40 vjeç, i cili ndodhej me familjen në atë zonë për guidë turistike.

Grupi hetimor po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.