Ballina Opinion Në Shqipëri duhet të ndryshojë kultura dhe politika në lidhje me Kosovën

Në Shqipëri duhet të ndryshojë kultura dhe politika në lidhje me Kosovën

21
0

Nga Skender Kapiti 

Shkak për këtë shkrim është bërë tollovia mediatike në këtë vit në lidhje me pushuesit nga Kosova që vijnë në Shqipëri për sezonin turistik ku janë rralluar së tepërmi vizitorët nga Kosova, gjë që peshën e madhe për këtë e mbajnë edhe operatorët turistikë, edhe publiku, edhe politika e mediat    të cilat I mëshojnë një propaganda djallëzore antikosovare, duke reklamuar sikur në Shqipëri po dynden turizmi “elitar” europerendimor dhe nuk po ka vënd për miliona turist parelinj e të pasur të huaj nga lindja e perendimi, si dhe nga sjellje të pahijshme kundër pushuesve kosovarë të disa bizneseve turistike me qëllim që të mos vijnë kosovarët.

Dhe kur shohin se të huaj nuk ka dhe plazhi është bosh, atëherë thonë se prëse nuk po vijnë kosovarët, madje fillojnë dhe i fajësojnë ata.

Banorët e Shqipërisë paskan menduar se shqiptarët e Kosovës kanë luftuar për ardhur e pushuar në plazhet në Shqipëri për pushime, gje që e tregojnë  në mënyrën se si sillen e veprojnë ata me pushuesit nga Kosova, duke menduar se kosovarët do vine për plazh  se nuk kanë se ku shkojnë tjetër.Ata duhet që tashmë të ndryshojnë sjellje, jo vetëm qytetarët e Shqipërisë por duhet të ndryshojë   edhe politika në Shqipëri, politika e xhelozisw dhe egoizmit karshhi Kosoves  sidomos kjo e këtyre viteve të fundit e cila ka prekur e pezmatuar rëndë shqiptarët e Kosovës, si një politikë kundër interesave të shtetit të Kosovës.

Kosovarët kanë luftuar për liri, pavarësi e për bashkim kombëtar dhe jo vetëm për të pushuar në plazh në Shqipëri, që edhe në  këto  pushime vërehet  një sjellje aspak e mirë  në mënyrën se  si sillen jo vetëm pronarët e hoteleve, të lokaleve e të shtëpive që i japin me qera, por edhe se si sillen me kosovaret edhe punëtorët e shezllonave, ata të parkimit të automjeteve   edhe deri edhe  ata që pjekin misra e shesin domate, speca e shalqinj që sapo kosovarët shkojnë për të blerë te ta, ata menjehere ndryshojnë cmimet.

Ky është realiteti që e prekin vetë pushuesit nga Kosova  të cilin nuk mund ta fshehin e as ta mbulojnë as nja 2 apo 3 kënduesa, recituesa a zhurmuesa servilë e “patriotë”nga Kosova.