Ballina Aktualitet Nuredin Dumani internet në qeli, pezullohen dy policë burgjesh

Nuredin Dumani internet në qeli, pezullohen dy policë burgjesh

73
0

Drejtoria e Burgjeve ka pezulluar nga puna dy punonjës si dhe iu ka shkëputur linjën e internetit të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumanit dhe Amarildo Nikollit.

Ky vendim u mor pasi Alda Nikolli denoncoi dhe pranoi se fliste 24 orë me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin.

Një ditë më parë, Alda Nikolli u shpreh se pas vendosjes së eksplozivit në derën e banesës së saj fshihet Nuredin Dumani me të cilin ajo kishte krijuar një raport dhe kishte folur për dy muaj.

Në burgun 313 gjithashtu ka ndodhur një përplasje mes dy të penduarve të drejtësisë Nuredin Dumani dhe Amarildo Nikolli. Nuredin Dumani ka dhunuar Nikollin si dhe e ka gjobitur atë.