Ballina Kosovë Pas dy dekadave, pronarët e ligjshëm marrin pronat në Mitrovicën e Veriut

Pas dy dekadave, pronarët e ligjshëm marrin pronat në Mitrovicën e Veriut

22
0

Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) sot do të bëjë dorëzimin e çelësave tek pronarët e ligjshëm për pronat e tyre në Mitrovicën Veriore.

“Pas më shumë se dy dekadave, ata do të kenë mundësinë të shfrytëzojnë pronat e tyre.

Kjo arritje është rezultat e punës së palodhshme dhe përkushtimit të Agjencisë për mbrojtjen dhe rikthimin e pronave tek pronarët e tyre të ligjshëm”, njofton Agjencia Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.