Ballina Sport “Zonja e Vjetër” me trajner të ri, Motta prezantohet te Juventus dhe...

“Zonja e Vjetër” me trajner të ri, Motta prezantohet te Juventus dhe bën premtimin për ekipin

84
0

Thiago Motta ka dhënë një konferencë për shtyp për herë të parë që kur u emërua trajner i Juventusit, teksa nuk ka ngurruar të falënderojë drejtuesit e klubit bardhezi për mundësinë që i dhanë të drejtojë skuadrën.
Italo-braziliani, që erdhi pas një sezoni mjaft të mirë në stolin e Bolognës, deklaroi se është shumë optimist për këtë eksperiencë të re, teksa premtoi edhe hapjen e një cikli të gjatë e fitues.

“Dua të falënderoj drejtuesit e klubit për besimin dhe të theksoj se jam shumë i lumtur që do të jem trajner i një klubi të madh e historik si Juventusi.
Shoh një strukturë shumë të bukur dhe jam optimist që do të hapim një cikël së bashku.
Dua të ndërtoj një skuadër krenare dhe të lumtur në fund të çdo ndeshjeje, të bindur që ka dhënë maksimumin në fushën e lojës”, u shpreh Motta.

Tekniku i ri i bardhezinjve tha se emërimi i tij vjen në kohën e duhur dhe se tashmë duhet të rikthejë entuziazmin në ekip, teksa nuk ngurroi të ndalet edhe në emra të përveçëm si Vlahovic apo Chiesa.
“Mendoj se kam ardhur në kohën e duhur te Juventusi dhe objektivi primar është të përgatitemi sa më mirë për sezonin e ri.
Ka presion për të fituar, por ky presion është padyshim shumë i bukur për mua.

Vlahovic është një sulmues i madh, por ai e di mirë se në futboll nuk bën dot asgjë i vetëm.
Chiesa është një futbollist i madh, si të gjithë të tjerët në skuadër.
Largimi i Rabiot nuk më befason dhe i uroj më të mirën si mik i tij. Për Koopmeiners nuk dua të flas, pasi nuk është futbollist i skuadrës time, ndaj të përqendrohemi te organika aktuale”, u shpreh Motta.