Ballina Politika Igli Cara: “Durrës Yacht Marina”! Lajmet për të kanë lidhje vetëm me...

Igli Cara: “Durrës Yacht Marina”! Lajmet për të kanë lidhje vetëm me rritjen e çmimeve për shitjen e apartamenteve

151
0

Ish kandidati për bashkinë e Durrësit Igli Cara i është rikthyer edhe një herë asaj që ai e quan gllabërimi i portit më të madh në vend. Ai i është referuar një shkrimi të përjavshmes “Monitor”  në të cilin shkruhet se është njoftuar sërish hapja e e ankandit të shitjeve me 18 korrik përmes pronotimëve, pa filluar puna, për një tjetër godinë me afërsi 200 metra nga deti.  Cara shprehet se lajmet lidhur me “Durrës Yacht Marina” kanë lidhje vetëm me rritjen e çmimeve për shitjen e apartamenteve.

Ndërkohë që Igli Cara shtron pyetjen se ku përfundoi Marina Detare?

Sipas tij gjithcka është bërë për të gllabëruar portin më të madh në vend, duke u fshehur pas projektit të Marinës Detare, por deri tani ka vetëm apartamente për llogari të grupit Rama – Alabbar & CO.

Sipas Monitor krahasuar me çmimet e shitjes së godinës së mëparshme (ankandi i shitjeve u mbajt më 18 Prill) në vlera çmimet e shitjes janë rritur me 155 deri 200 euro për metër katror apo nga 7 deri në 11%. Sipas zyrës së shitjes në ankandin e sotëm, për apartamentet e rezidencës “Parkpoint” me sipërfaqe neto prej 60 m² totali i çmimit të shitjes së pronës varion nga 120 mijë euro deri në 180 mijë euro apo nga 2,000 deri në 3,000 euro për metër katror sipas vendodhjes dhe pozicionit. Çmimi për metër katror nis nga 2,880 euro deri në 2, 928 euro.

Ndërkohë sipas Carës nuk është investuar asnjë metër katror për marinën Detare. Sipas tij janë miliarda euro pasuri të shqiptarëve të grabitura sepse Marina Detare nuk duket në horizont.

Postimi i plotë i Igli Carës

“Durrës Yacht Marina”! Lajmet për të kanë lidhje vetëm me rritjen e çmimeve për shitjen e apartamenteve.

Po Marina Detare ku përfundoi?!

Gllabëruan portin më të madh në vend, duke u fshehur pas projektit të Marinës Detare, por deri tani ka vetëm apartamente për llogari të grupit Rama – Alabbar & CO.

Asnjë metër katror investim për Marinën Detare. Miliarda euro pasuri të shqiptarëve të grabitura, sepse Marina Detare nuk duket në horizont!