Ballina Kosovë Gjendet pajetë në qeli një i burgosur, zbardhen detajet paraprake, ja çfarë...

Gjendet pajetë në qeli një i burgosur, zbardhen detajet paraprake, ja çfarë dyshohet

18
0

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve, ka bërë të ditur se në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ka vdekur i burgosuri K.S.

K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024.

“Terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.