Ballina Aktualitet INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%, ja dy...

INSTAT: Në maj vizitorët e huaj u rritën me 63%, ja dy qytetet me shifrat më të larta

107
0

“Në rajonin qendror si Tirana e Elbasani rritje 84% më shumë se një vit më parë”

Të huajt vijojnë të mbajnë në këmbë turizmin e vendit tonë edhe përgjatë këtij viti. Kjo vihet re në publikimin më të fundit të Institutit të Statistikave për strukturat akomoduese dhe rezulton se jo-rezidentët u rritën me 63% në muajin Maj.

Referuar këtyre shifrave zyrtare, në total vizitorët jo-rezidentë kanë shënuar një numër mbi tre herë më të lartë sesa prania e rezidentëve. Kjo tendencë konfirmohet edhe nga turoperatorët edhe për Qershorin dhe Korrikun ku vendasit po zgjedhin të pushojnë jashtë në një pjesë të mirë të rasteve.
Sipas INSTAT numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 45,8%, në krahasim me muajin Maj të 2023. Nga ana tjetër edhe numri i netëqëndrimeve gjithsej është rritur me 30,9%, në krahasim me Majin e viti 2023, përkatësisht numri i netqëndrimeve nga rezidentët ka rënë me 2%, ndërsa numri i netëqëndrimeve nga jo-rezidentët është rritur me 47,1% vihet re në publikimin e INSTAT.