Nënkryetarja e degës së PD Irena Shestani, u shpreh se për projektin nuk janë zhvilluar dëgjesa publike dhe nuk ka pasur as shqyrtim nga ana e ekspertëve.
“Qeveria që Shkodrës së kulturës e dijes i solli diskrimin më të madh ndër shqiptarë që në vitin 2013, na paraqitet sot me këtë projekt monstruoz, i cili njësoj si pushteti popullor i komunistëve ka vetëm një qëllim: shkatërrimin dhe fshirjen e memorjes kolektive që familjet shkodrane kanë ruajtur për breza të tërë. Bashkëqytetarë të nderuar, projekti i kullës shkel në mënyrë flagrante Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar nga KKT më 16 tetor 2017. Ky projekt nuk është shqyrtuar nga ekspertët dhe nuk është sjellë në dëgjesa publike ku duhen të dëgjohen zërat dhe shqetësimet e qytetarëve shkodranë, që, siç e kemi ndjekur të gjithë këto ditë, janë të shumta”, tha ajo.
Shestani tha se po synohet që të zhduket trashgiminë dhe identiteti i këtij qyteti.
“Në një kohë kur shkodranët po përballen me emigracionin masiv, varfërinë e rrënjosur dhe korrupsionin e përhapur, kjo kullë na paraqitet në mënyrë cinike si zgjidhja e problemeve të qytetit tonë. Kjo është fytyra e vërtetë e Partisë Socialiste! Paratë e taksapaguesve shpenzohen për propagandë dhe fasadë, ndërkohë që synojnë të zhdukin identitetin e rrënjosur thellë të qytetit tonë. Shkodra ka një traditë qe nuk mund të humbë, që nuk duhet të humbë dhe nuk duhet lane me humbë thoshte shkodrani i madh, Arshi Pipa”, tha ajo.