Nga Skender Kapiti
Ndërsa flitet e konstatohet se pushuesit kosovarë janë pakësuar këtë vit , kjo sidomos në Jug të Shqipërisë, por ama jo Durrësin. Dhe cfarë e bën të vecantë Durrësin, që kosovarët e duan këtë qytet.
Së pari duhet thënë se banorët e Durrësit e kanë kaluar fazën e “kosovarofobisë”, sepse në Durrës jeton edhe një komunitet i madh kosovarësh që kanë ardhur vazhdimisht në Shqipëri që prej 120 vitesh e këtej. Dhe banorët e Durrësit i njohin mirë shqiptarët e Kosovës, ua njohin mirë që heret virtytet, dhe krenarinë dhe sakrificat për liri, komb e shtetësi. Arësyeja tjetër është se mes durrësakëve dhe kosovarëve ka shumë e shumë marrëdhënie miqësirash e krushqirash mes tyre, dhe te banorët durrsakë nuk mund të gjejnë vënd synimet dhe tendencat politike e mediatike për të shkaktuar përcarje e mosrespekt të ndërsjelltë. Duhet përmëndur fakti se shumë shkolla nga qyteti i Durrësit janë binjakëzuar me shumë shkolla në Kosovë, duhet përmendur fakti se ka marrëdhënie vllazerore të ndërsjellta mes intelektualëve durrsakë dhe atyre kosovarë, ka intelektualë nga Kosova që janë edhe antarë të Klubit të “Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrsakë”.Patriotët Kosovarë që luftonin kundër Serbisë thonin së luftojmë në Kosovë për ta mbrojtuar Durrësin sepse serbët Durrësin e kanë pasur ëndërr për të dalë aty. Në vitin 1999, në kohën e eksodit, të shpërngulurit nga Kosova insistonin me cdo mënyre që të qëndronin në Durrës, sepse në Durrës ata shikonin se e gjenin veten e tyre të sigurtë e të mirëpritur si në shtëpinë e tyre.
Kosovarët nuk e tradhtojnë Durrësin sepse Durrësi është edhe qyteti që priti vëllazërisht aq shumë qytetarë dhe të dëbuar nga Kosova në kohën e luftës, si dhe për faktin se në Plazhin e Durrësit ndodhet edhe qëndra më e madhe e mobilizimit të UCK-së, “DRENICA” E DURRËSIT, Bashkia e Durrësit në oborrin e “Drenicës” së Durrësit ka ngritur memorial në përkujtim të kësaj ngjarjeje, si dhe rrugën kryesore përballë kësaj qëndre e ka emërtuar “Rruga e Pavarësisë” me rastin e pavarësisë së Kosovës.Këto i dinë kosovarët dhe prandaj nuk e “tradhtojnë” Durrësin kryeqëndrën panshqiptare, por nuk e di se a i dinë këto politikanët e Shqipërisë dhe të Kosovës.
Qyteti i Durrësit është shëmbull më i mirë i mikpritjes shqiptare dhe i kulturës turistike në Shqipëri.