Përfundon mbledhja e grupimeve të dialogut politik për Reformën Zgjedhore. Përfaqësuesi i Rithemelimit, Oerd Bylykbashi ka thënë se është arritur dakordësia lidhur me votën e emigrantëve, pasi kanë ngelur vetëm disa detaje teknike.
Ai ka theksuar se kushdo që jeton jashtë Shqipëri ka të drejtën e votës.
“Kemi ecur në diskutime të detajeve teknike. Kushdo që jeton jashtë Shqipërie ka të drejtën e votës, të gjithë shqiptarët në emigracion do të mund të votojë.
Në dukje formale e trajton propozimi i PS, vendimin e gjykatës kushtetuese, por pak persona do të kenë mundësinë ta kapërcejnë. Ne kërkuam të gjendet një formulë dhe të bëhet efektive.
Kjo është ajo që përcakton limitet në zgjedhjet kushtetuese. Ne do të kërkojmë dhe në atë moment ato që do të jenë të hapura. Do të shohim kandidatët e pavarur dhe ata që garojnë me parti”