Ballina Bota ​72-vjeçari vret ariun në vetëmbrojtje ndërsa po mblidhte boronica

​72-vjeçari vret ariun në vetëmbrojtje ndërsa po mblidhte boronica

30
0

Një i moshuar (72) vrau një ari në shtetin amerikan Montana, pasi ariu e sulmoi teksa po mblidhte boronica.

Rasti ka ndodhur rreth tri kilometra nga qyteti Columbia Falls, raporton CBS News.

Zyrtarët shtetërorë thanë se ariu femër u vra dhe ata po hetojnë nëse ajo kishte ndonjë këlysh.

Më herët atë ditë, në një incident të veçantë, oficerët qëlluan dhe vranë një ari që kishte hyrë në një shtëpi në një qytet në Montana.