Ballina Sport Ancelotti: Do të largohem kur Real-i të jetë lodhur me mua

Ancelotti: Do të largohem kur Real-i të jetë lodhur me mua

36
0

Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen ndërsa ka qenë i ftuar në “Giffoni Film Festival”.

Italiani u shpreh se nuk e di se kur do të largohet nga Real Madrid, ndërsa theksoi ndoshta kur klubi spanjoll të jetë lodhur me të.

“Nuk e di se kur do të largohem, ndoshta kur Reali të jetë i lodhur nga unë, do të duhet të mendoj se çfarë të bëj. Unë jam ngurrues ndaj kombëtareve, preferoj çdo ditë punë. Real-i është familje. Bellingham ishte një surprizë, por meritat i shkojnë gjenetikës së tij. Kampioni është i tillë nga gjenetika, shton stërvitjet, por është gjenetika që e bën kampionin”- tha fillimisht trajneri i Real-it.

Sa i përket pyetjes për Kampinatin Europian, tekniku italian deklaroi se Spanja e meritoi fitoren.

“Spanja e meritoi fitoren, kishte më shumë talent. Ishte një Kampionat Europian me pak intensitet, lojtarët më cilësorë erdhën të lodhur“-shtoi ai.

Teksa në fund, sa i përket afrimit të bujshëm të madrilenëve, trajneri i Real-it tha me shaka se do ia gjejnë një vend ku të luajë.

“Mbappe-në do ta vendos diku, do t’i gjejmë një vend…”-tha Ancelotti me shaka.