Ballina Kosovë Ankohen pensionistët: Jemi të përbuzur nga Qeveria, nuk jetohet me 100 euro...

Ankohen pensionistët: Jemi të përbuzur nga Qeveria, nuk jetohet me 100 euro në muaj

20
0

Kryeministri Albin Kurti e ministri i Financave Hekuran Murati të enjten kanë njoftuar se janë rritur shtesat për fëmijë nga 10 euro, sa ishin më herët, në 20 euro për një fëmijë.

Pas rritjes së shtesave për fëmijë, pensionistët janë shprehur të pakënaqur, pasi që mbi 100 mijë pensionistë të moshës i marrin nga 100 euro në muaj.

Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Nijazi Gashi ka thënë se Qeveria “Kurti” po i diskriminon të gjithë ata që i kanë mbushur 65 vjeç.

“Qeveria po na diskriminon. Këta e kanë shafit jetën në Kosovë e kanë ndalë krejt”, thotë Gashi.

Sipas Gashit, Qeveria “Kurti” pritet t’i rris pensionet në fund të mandatit, siç thotë ai, për t’i fituar disa vota nga pensionistët.

Ai ka kritikuar pushtetin për qasjen karshi kësaj kategorie, duke thënë se po i injorojnë e përbuzin.

“Qeveria ka me i rritë pensionet në fund të mandatit sepse janë nën presionin e pensionistëve, por rritje të vogël veç sa me i mashtruar këtë kategori që janë në gjendje të mjerueshme. Vetëm pak me ua ngritë pensionet kanë me qenë të kënaqur. Pensionistëve u kanë borxh me mijëra euro. Qasje shume të keqe injoruese e fyese deri në përbuzje kjo qeveri ka me pensionistet”, deklaroi Gashi.

Pension kontribut pagues i moshës – është pensioni i rregullt mujor për qytetarët e punësuar në Republikës e Kosovës, të cilët i kanë paguar kontributet, në ish-Fondin Pensional të Kosovës para datës 01.01.1999.

Shuma e pensionit kontribut pagues të moshës nga muaji janar 2016 ka pësuar ndryshime ku pensionet paguhen sipas kategorizimeve në bazë të nivelit të shkollimit si në vijim:

Kategoria e parë-pensionist i pa arsimuar ose me arsim fillor – shuma e pensionit është 182 euro;

Kategoria e dytë – pensionist me arsim të mesëm- shuma e pensionit është 198 euro;

Kategoria e tretë –pensionist me arsim të lartë – shuma e pensionit është 214 euro;

Kategoria e katër –pensionist me arsim universitar- shuma e pensionit është 265 euro.

Pensionisët e moshës i marrin veç 100 euro në muaj.