Ballina Europë Dyshohet se pë*dhunuan turisten, arrestohen punëtorët sezonalë në Itali

Dyshohet se pë*dhunuan turisten, arrestohen punëtorët sezonalë në Itali

19
0

Një turiste zvicerane dyshohet se përdhunua nga dy punëtorë sezonalë në një dhomë hoteli në Rimini të Italisë. Në pranga ka rënë kuzhinieri dhe kamarieri nën akuzën e sulmit seksual. Ngjarja ka ndodhur me 15 Korrik, ku dy burrat shpëtuan turisten zvicerane ndërsa ishte në gjendje konfuzioni në rrugë, e shtrirë përtokë në një trotuar, sipas raportimeve të mediave italiane.

Gruaja më pas u dërgua nga të dy në një dhomë hoteli, u zhvesh dhe u fut në dush. Sipas dyshimeve paraprake, dy burrat abuzuan seksualisht me vajzën përpara se të telefononin policinë.E reja, me pushime në Riviera me të dashurin e saj, nuk mban mend se çfarë ka ndodhur pasi ishte nën ndikimin e drogës dhe alkoolit.