Sezoni turistik dhe pushimet verore kanë shtuar fluksin e emigrantëve në Portin e Durrësit. Në port mëngjesin e sotëm kanë mbërritur 2 tragete të linjës Bari-Durrës, edhe trageti i linjës Ankona-Durrës.
Në orët e mbrëmjes pritet të vijnë edhe 2 tragete të tjerë nga Bari. Në funksion 28 sportele për të përballuar fluksin e udhëtarëve.
18 sportele për automjetet dhe 10 për udhëtarët.