Ballina Opinion Politika amerikane do ta gjejë rastin edhe për këtë trevë shqiptare!

Politika amerikane do ta gjejë rastin edhe për këtë trevë shqiptare!

37
0

Nga Spartak Ngjela 

Tri janë arsyet historike pse shqiptarët janë vonuar në bashkimin gjithë – shqiptar të trojeve të Arbërisë.

Arsyeja e parë historike ka qenë vdekja e parakohshme e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, sepse ai ishte atëherë vetëm 61 vjeç, dhe, nëse do të kishte jetuar edhe 10 vite, koha jonë do të ishte bashkuar tërësisht me Perëndimin, sepse, gjatë atyre 10 viteve, nevoja e Evropës Katolike për Gjergj Kastrioti Skënderbeun do të kish qenë shumë e madhe.

Pas vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, princat e Evropës i realizuan të ardhurat e tyre për të vijuar luftën antiosmsne, vetëm 50 vite pas vdekjes së Skënderbeut.

Dhe ne shqiptarëve, Gjergj Kastrioti na ka dhënë historinë tonë të vërtetë : figura e tij e lartë ndërkombëtare në histori, ka krijuar Rilindien tonë Kombëtare dhe i ka dhënë historisë sonë argumentin më të madh të prejardhjes sonë historike. Kurse, madhështia e kësaj figure botërore, tani, në funksion të figurës së tij supreme në historinë botërore, po sqarohen me radhë të gjitha figurat e mëdha të historisë botërore që kanë qenë më origjinënë arbërore dhe kanë krijuar idenë e qartë të luftës për kombin dhe kombësinë tonë.

Arsyeja e dytë ka qenë dhe është shitja e interesit arbëror nga krerët tanë historikë, si dhe fakti që, shumë prej tyre, mendonin se nuk mund të mundej dot Perandoria Osmane, dhe, sidomos që, edhe për faktin historik se në më shumë se 300 vite, ajo perandori u drejtua nga princat e Arbërisë.

Arsyeja e tretë është copëtimi që na bënë fuqitë e mëdha pas rrëzimit të Perandorisë Osmane, sepse ata, arbitrarisht, iu dhanë pushtuesëve tanë, serbe e greke e malazezë, reth 200 mijë kilometra katrorë territor të mirëfilltë shqiptar:

Por, heroika shqiptare vijoji e palëkundur.

Dhe, në vitin 1997 – 1998, ajo i dha shqiptarëve shtetin e dytë të tyre: Kosovën.

Dhe kjo heroikë do të vijojë deri në marrjen e plotë të Çamërisë.

Sepse…

Kjo tani nuk ka diskutim. Por ne duhet të presim kur politika amerikane do ta gjejë rastin për Çamërinë, ashtu sikundër që ajo e gjeti edhe rastin e Kosovës në vitin 1997-1998. Dhe e themi këtë, sepse interesi amerikan është shumë i madh që Çameria të jetë pjesë e territorit të Shqipërisë.

Po shqiptarët autoktonë të Maqedonisë së Veriut?

Është krejt e njëjta gjë, njëlloj si çështja çame është edhe kjo.

Të presim e të shikojmë me kujdes zhvillimin e historisë sonë të re.