Ballina Kronika Skandali me mikrokreditë/ Vetëvritet njëri prej të akuzuarve, dyshohet se… (Emri)

Skandali me mikrokreditë/ Vetëvritet njëri prej të akuzuarve, dyshohet se… (Emri)

64
0

Njëri prej të akuzuarve me skandalin e mikrokredive, Olsi Ibro është vetëvrarë këtë të shtunë.

Sipas informacioneve të para, ai është hedhur nga pallati, duke gjetur vdekjen e menjëherëshme.

Kjo ngjarje ndodh një ditë pas sekuestrimit të dy shoqërive Micro Credit Albania dhe “Final”.

Olsi Ibro, një nga të akuzuarit për mashtrimet me mikrokreditë, i ka dhënë fund jetës.

Olsi Ibro raportohet se është hedhur ditën e sotme nga një pallat në ndërtim në rrugën “Ramazan Shijaku”.

45-vjeçari raportohet se ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e dëmtimeve të marra.

“Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.