Ballina Bota Tragjedi në familje/ Burri vret gruan dhe 4 fëmijët me plumb në...

Tragjedi në familje/ Burri vret gruan dhe 4 fëmijët me plumb në kokë

23
0

Një burrë nga Alabama akuzohet për vrasjen e gruas dhe katër fëmijëve të tij, të cilët ishin nga mosha dy deri në nëntë vjeç.

Brandon Alan Kendrick është akuzuar për vrasjen e gruas së tij, Kelsa Kendrick, dhe katër fëmijëve në Bibb County, Georgia, raporton AP.

Të gjithë viktimat janë qëlluar me pistoletë në kokë, sipas dokumentit që i është bashkangjitur urdhrit të arrestit.

Byroja Shtetërore e Hetimit e Agjencisë së Zbatimit të Ligjit në Alabama po udhëheq hetimin.