Ballina Kronika U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati në...

U arrestua 9 ditë më parë si autor i një atentati në Don Bosko, vdes në burgun e Fushë-Krujës Andrea Bregasi! 33-vjeçari pësoi arrest kardiak

18
0

Një 33-vjeçar, Andrea Bregasi i arrestuar vetëm 9 ditë më parë, ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Bregasi ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës dhe është dërguar në spital pa shenja jete. Ky është i burgosuri i dytë brenda 24 orëve që humb jetën në burgun e Fushë-Krujës. Vetëm një ditë më parë ndërroi jetë edhe një tjetër i burgosur, Afrim Shaqiri 39 vjeç, i cili ka qenë përdorues i lëndëve narkotike dhe trajtohej me metadon. Dyshimet edhe për të janë se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.