Ballina Aktualitet Atentati i trefishtë/ Si nisi SAGA e vrasjeve nga Memaliaj në Greqi,...

Atentati i trefishtë/ Si nisi SAGA e vrasjeve nga Memaliaj në Greqi, kur do të ndalet hakmarrja?

150
0

Vendi u trondit mbrëmjen e djeshme nga një ekzekutim me armë zjarri, që siç raportohet deri tani ka si prapavijë hakmarrjen.

Teksa qëndronte në lokal, rreth orës 23.20 Shyqyri Kalemi, i ati i Adriatik Kalemit, u vra me një breshëri plumbash. Edhe pse shënjestra ishte Kalemi, plumbave nuk u shpëtuan edhe 2 të pafajshëm, kamarieri Gledi Muka si dhe një klient i rastësishëm Marsel Cela.

Po ashtu u plagos edhe Artur Kalemi, xhaxhai i Adriatik Kalemit, që për momentin ndodhet në spital.

Përfshirja në botën e krimit po bën që Adriatik Kalemi të humbë anëtarët e familjes. Sipas raportimeve  Familja Kalemi ka marrë edhe tendera nga Bashkia Memaliaj për shërbimin e pastrimit, grumbullimit dhe transportin e mbeturinave, gjë që tregon se sa lart i ‘zgjatur’ tentakulat ky njeri gradualisht.

Për herë të parë emri i tij u bë i njohur rreth 13 vite më parë kur u arrestua pasi kërkohej nga drejtësia belge, pasi bashkë me vëllanë e tij, Fatmir Kalemi u kishin bërë atentat dhe kishin lënë të vdekur vëllezërit shqiptarë Mevlan e Adriatik Çaça.  Në vitin 2017, Adriatik Kalemi ishte titull kryesore në të gjitha mediat vendase kur ashkë me dy persona të tjerë, në gjendje të dehur dhunuan me shufër hekuri një efektiv policie, i cili përfundoi në spital.

Kalemi e kishte zgjeruar ‘tregtinë’ dhe ishte kthyer në një nga personazhët kyçë të trafikut të drogës mes Shqipërisë e Greqisë. Në këtë rrjet kishte përfshirë dhe nipin e tij, Aleksandër Sadikaj.

Vrasja e parë u raportua në Greqi. Bëhet fjalë për ekzekutimin e dyshes Kreshnik Çerçizaj dhe Armando Organjës. Miku i tyre i ngushtë, i identifikuar si Leonardi, vijon ende të jetë i zhdukur pa gjurmë. Dyshohet se edhe ai është eliminuar por për momentin nuk ka detaje të tjera lidhur me shqiptarin. Grupi i Kalemit, pjesë e të cilit ishte dhe nipi i tij, Aleksandër Sadikaj, kërkonte llogari nga një biznesmen i lindur në Fier, por që jetonte mes Sarandës e Tiranës, Edmond Papa, pronari i “Blu Sky”, një prej dhjetëra hoteleve që shtrihet në bregun e Jonit.

Aleksandër Sadika  u vra në mënyrë makabre me lëndë plasëse në makinën e tij, pranë TEG në Tiranë. Pamjet e rënda që u shpërndanë në rrjet, ku Sadikaj shihej teksa transportohej me gjymtyrë të masakruara, ishin një mesazh i fortë për të tjerët. Deri më tani në pranga për vrasjen e Papës është vendosur Albano Velo, si dhe është shpallur në kërkim Andreë Bode. Të dy shfaqen në një foto me Kalemin, duke e implikuar qartë këtë të fundit në vrasjen e Edmond Papës.

Zamir Kalemi ishte shënjestra e radhës. Mes dhjetëra problemeve, vëllai i Adriatik Kalemit qarkullonte me një mjet tip “Smart” dhe pa asnjë mbrojtje në Tiranë. Zamir Kalemi u ndoq mbrëmjen e 12 janarit dhe autorët kanë nisur të qëllojnë me breshëri, sapo makina e tyre “Nissan” me targa të vjedhura në 2018-ën në Tiranë, ishte paralel me atë të 35-vjeçarit, në një distancë të ngushtë në rrethrrotulimin e Selitës.

Ai i mbijetoi atentatit dhe mori vetëm një plumb në këmbë, për të cilin po rikuperohet në spitalin e Traumës. Por, për autorët nuk ka ditur të thotë asgjë. 35-vjeçari, siç raportoi ZËRI më herët, ka zbërthyer të gjitha lëvizjet që ka bërë ditët e fundit dhe personat me të cilët është takuar, por, autorët ka thënë se nuk i ka parë pasi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të të shtënave.