Një 43-vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale “Mashtrimi” është arrestuar paraditen e kësaj të diele në Lushnjë.
Gjykata e Fierit ka caktuar masë sigurie “Arrest me burg”, për këtë shtetas, për veprën penale “Mashtrimi”.
Pasi në periudhën kohore shkurt-mars 2024, nëpërmjet mashtrimit ky shtetas ka marrë automjete me qira, duke mos kryer pagesën, e më pas nuk i ka kthyer më. Njërin nga automjetet e marra me qira nëpërmjet mashtrimit, ia ka shitur një shtetasi në fshatin Frakull e Madhe, Fier.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.