Ballina Aktualitet Ndodheshin pranë tavolinës së vëllezërve Kalemi, ja si mbeten të vrarë kamarieri...

Ndodheshin pranë tavolinës së vëllezërve Kalemi, ja si mbeten të vrarë kamarieri dhe klienti nga atentati në Memaliaj

0
23

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e trefishtë në Memaliaj. Mësohet se nga atentati i mbrënshëm ka mbetur i plagosur rëndë edhe vëllai i Shyqyri Kalemit. Të dy kanë qenë bashkë në tavolinë kur janë qëlluar me breshëri kallashi.

Babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi, ndërroi jetë ndërsa vëllai i tij Artur Kalemi është në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. I vrarë mbeti edhe kamarieri Gledio Muka, 34 vjeç, i cili ka qenë afër tavolinës së shënjestrës. Ndërsa klienti Marsel Çela ka qenë brenda në lokal dhe plumbat e automatikut e plagosën duke i marrë jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 korrikut 2024 dhe tronditi qytetin e Memaliajt rreth orës 23:20 në një lokal në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Autori/rët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt viktimave.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se objektiv i atentatit ka qenë Shyqo Kalemi, ndërsa dy viktimat e tjera janë kamarieri dhe një klient i lokalit që ndodheshin aty në atë moment. 74 vjeçari është babai i Andrea Kalemit i  njohur dhe si Adriatik Kalemi i cili dyshohet të jetë i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Policia e Gjirokastrës njoftoi se pas krimit autorët ishin larguar me makinë drejt Mallakastrës më pas e kanë djegur. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autorët menjëherë pas ngjarjes janë larguar me shpejtësi në drejtim të Mallakastrës me një automjet të cilin dyshohet se e kanë djegur në fshatin Bejaj, Mallakastër. Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.