Ballina Kronika Të shtëna me armë në plazhin e Talës, plagoset një person

Të shtëna me armë në plazhin e Talës, plagoset një person

19
0

Një person është plagosur me armë zjarri në Talë të Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave, identiteti i te cilëve ende nuk është bërë i ditur, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Autori është larguar menjëherë ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

Ende nuk dihen rrethanat e këtij konflikti për të cilin kanë nisur hetimet